Refleksion: “Sis’lej baglat”  – Lajmi.net
Refleksion: “Sis’lej baglat” 
Autori: Sislej Xhafa Op-EdOpinion 20:22, 18 September 2018
“Të bashkuar për kafshët.” //​ “Vuajtja nuk është art” //​ “Sis’lej baglat!” //​ “S. Xhafa, ke pak mirëkuptim.”

Mirëkuptim?

Për kend?

Për lopët? Për Ty? Për Juve?

Arti nuk është mirëkuptim. Madje, arti nuk kërkon mirëkuptim; nuk do të duhej të kërkonte mirëkuptim.

Arti nuk mund të mendohet përmes kornizës së mirëkuptimit. Mirëkuptimi korrupton artin. Ndërsa, roli

i artit është që të korruptoj mirëkuptimin. Vet fakti që ju keni kërkuar mirëkuptim nga Unë, do të thot

që arti im ju ka korruptuar. Ju jeni subjekte të korruptuara të artit tim. Prandaj, unë i gëzohem këtij

fakti. Edhe lopët festojnë nga ky korruptim i disa subjekteve nga arti im. Unë dhe Lopët festojmë. E

gëzohemi.

Baglat?

Fabrizio de Andre, njëri prej kantautorëve më të njohur italian këndonte: “Nga diamantët nuk lind

asgjë, nga baglat lindin lulet.”. E kuptuat? Nga baglat e lopëve lindi një krijim artistik, dhe si pasojë e

tij, një subjekt i korruptuar. Për këtë arsye unë i çmoj baglat. Tek e fundit, kush jam unë që mos t’i

çmoj baglat? Askush. Për (mikro)borgjezinë kosovare bagla përfaqëson figurën e fytyrërreshkurit/es.

Ata/o që jetojnë nga baglat. Dhe jo nga diamantët. Ata/o që përbuzën nga (mikro)borgjezia. Baglat në

artin tim janë formë e solidaritet me fytyrërreshkurit/et e Kosovës. Prandaj, siç do të brohoritej në

Shqipërinë e të gjashtëdhjetave: “Rrofshin baglat.”. Hm, ndoshta ky do të jetë titulli i performancës së

ardhshme!

Vuajtja nuk është art?

Oh, sa e pakuptimtë. Sa bajate! Moralizuese! Nuk e kuptuat ende që arti, pëveç se nuk kërkon

mirëkuptim, aq më pak kërkon moral. Morali të rrijë me moralizuesit. Sikurse Ju. Vuajtja nuk është

art!! Theodor Adorno shkruante: “Njëri prej kushteve të së Vërtetës është që të lejojë vuajtjen të

flasë.” Dhe, Vuajtja foli. Foli përmes moralizuesve që kërkuan mirëkuptim. Subjektet moralizuese që

kërkuan mirëkuptim nga arti im jo vetëm që u korruptuan, por arritën që ti japin zë vuajtjes.

Fytyrërreshkurve të Kosovës. Viktimave të konsumerizmit. Viktimave të borgjezisë. Viktimave të

aparatit shtetëror. Viktimave të mushkonjave. Viktimave të spektaklit. Oh, spektakli! Ky opium që ka

për qëllim që t’i identifikojë subjektet me komoditete dhe kënaqësinë me mbijetesë.

Të bashkuar për kafshët.

Të bashkuar për viktimat e konsumerizmit.

Të bashkuar kundër (mikro)borgjezisë.

Të bashkuar kundër aparatit shtetëror.

Të bashkuar kundër mushkonjave.

Të bashkuar kundër spektaklit

Të bashkuar me të gjithë fytyrërreshkurit/et e Kosovës.

Edhe Unë ju bashkohem.

Le të bashkohemi!

Shtator 2018, Ahër

(Autori është artist bashkëkohor shqiptar, me seli në Nju Jork)

 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO