Recetë: Tortë me mollë

Provojeni dhe do ngeleni të mahnitur!

Lifestyle

25/01/2016 17:05

Përbërësit:

250 gr gjalpë
250 gr sheqer
5 vezë
Një pako sheqer vanilje
Nje pako pluhur per pjekje
1 kg molla
350 gr miell

Përgatitja:

1.Mollëve ua heqim lëvoren dhe bërthamat dhe i presim në feta.

2.Rrahim gjalpin me mikser pastaj ia shtojmë vezët,sheqerin dhe sheqer vaniljen. Pasi të përzihen përbërësit mirë me mikser ia shtojmë miellin e perzier me peciven. Përziejmë masën mirë pastaj ia shtojmë mollët e prera.

3.Brumin e derdhim në tepsi të lyer me gjalp dhe e pjekim në furrë në temperaturë 180 Grad 25-30 minuta.
Për ata që dëshirojnë ta dekorojnë tortën munden ta pergatisin një glazur të bardhë duke përzier sheqer pluhurin dhe lëngun e limonit.