Receta më e thjeshtë e kekut me bajame – Lajmi.net
Receta më e thjeshtë e kekut me bajame
Autori: Lajmi.net LifestyleReceta 12:58, 5 December 2018
Kjo është një nga recetat më të thjeshta, por është një ëmbëlsirë shumë e shijshme.

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 28 CM:

2 lugë niseshte patatesh

1 lugë miell misri, të bluar imët

1 lugë miell orizi + aq sa na duhet për ta spërkatur tavën

200 g bajame të qëruara pa lëkurë

200 g sheqer + 4 lugë të tjera

110 g gjalpë i tretur dhe i vakët

4 vezë (të ndara të verdhat nga të bardhat)

10 g sodë për ëmbëlsira

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperaturën 180° C.

1. Në një tas përziejmë me rrahëse vezësh me dorë 4 të verdhat e vezëve me 4 lugët e sheqerit. Shtojmë gjalpin, duke e përzier vazhdimisht me spatul ose me lugë druri, niseshtenë, miellin e orizit, miellin e misrit dhe sodën me sitë.

2. Grijmë në mikser bajamet, shtojmë 200 g sheqer dhe e përziejmë akoma. Më pas, i hedhim tek tasi ku kemi të verdhat e vezëve.

3. Bëjmë marengë të bardhat e vezëve me rrahësen elektrike. E hedhim pjesë-pjesë me lugë në tasin ku kemi brumin, duke e përzier me kujdes nga lart-poshtë me spatul. Hedhim brumin në tavë dhe e nivelojmë me kujdes, pa e ngjeshur dhe e pjekim për rreth 35/40 minuta. E lëmë të ftohet dhe sipër mund ta zbukurojmë me sheqer pluhur. Të nesërmen është akoma më i mirë.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO