Reçeli i fikut të egër nga Maqedoni në hartën botërore të ushqimit tradicional

Fruta intensive jeshile, në formë të dardhës, të cilat asnjëherë nuk arrijnë pjekje të plotë. Kjo është "lënda e parë" për përgatitjen e reçelit nga fiku i egër - edhe një recetë tradicionale për të cilën Maqedonia bëhet e njohur në panairet botërore të ushqimit, shkruan agjencia e lajmeve MIA.

Lajme

11/12/2016 16:49

Përveç që shërbehet sipas shembullit të gjyshërve tanë, kur do të vijnë mysafirë, me një gotë ujë, reçeli përdoret edhe si shtesë për deserte ose si pjesë përbërëse e disa specialiteteve.

Fiku i egër nuk shfrytëzohet i freskët për tu konsumuar. Ato gjinden në pranver dhe atëherë në periudhën nga 20 prilli deri më 5 maj, kur dalin, përgatitet edhe reçeli.