Real Madrid – Bayern Munich, befasi nga Zidane!

Zinedine Zidane ka përgatitur një befasi në formacion për ndeshjen kundër Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.

Sport

18/04/2017 08:19

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka gjetur zëvendësuesin e Gareth Bale.

Ylli uellsian do të mungojë në duelin ndaj Bayern Munichut për shkak të lëndimit.

Por, Zidane ka përgatitur një befasi duke inkuadruar mesfushorin Isco në një rol më të avancuar në sulm, raportojnë mediat spanjolle, përcjell “lajmi.net”.

Real Madrid ka epërsinë nga ndeshja e parë me rezultat 2:1. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy