Reagojnë qytetarët amerikanë, nuk e duan Trump-in president (Foto)

Pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, kanë filluar reagimet e para në Twitter

Bota

09/11/2016 10:11

Shumë qytetarë amerikanë kanë filluar të postojnë ‘#NotMyPresident’, duke refuzuar kështu Trump-in si president të ri të SHBA-së, transmeton lajmi.net

“Ju nuk më reprezantoni mua, pikëpamjet ose idealet e mia. Ti kurrë nuk do të jesh presidenti im”, shkruan Julie Pento.

“Refuzoj të deklaroj këtë racist, seksit, homofobik, ksenofobik, i tmerrshëm”, shkruan Basquiat Picasso.

“Jo, nuk do ta respektoj këtë president, nëse ai nuk respekton racën time, religjionin, seksualitetin dhe gjininë time”, shkruan një tjetër.

Reagime të tilla kanë ardhur edhe nga fytyra publike në SHBA. /lajmi.net

notmypresident