Reagimi nga Nisma për rrahjen e dy shqiptarëve në Serbi

NISMA Socialdemokrate dënoi rrahjen e dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad të Serbisë.

Lajme

09/10/2018 14:02

Përmes një njoftimi për media, Nisma ka kërkuar nga shteti serb të distancohet nga ky akt dhe t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i vendosur para drejtësisë autorët e këtij sulmi brutal.

Për Nismën, ky sulm nxit urrjetje dhe nuk kontribuon në përmirsimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

Reagimi i plotë i Nismës Socialdemokrate:

Nisma Socialdemokrate dënon rrahjen e dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad të Serbisë.
Nisma Socialdemokrate vlerëson se ky sulm nxit urrejtje dhe nuk i kontribuon përmirësimit të raporteve mes dy vendeve.
Shteti serb duhet të distancohet nga ky akt dhe t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i vendosur para drejtësisë autorët e këtij sulmi brutal.
Serbia duhet të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët pa dallim etnie.
Nisma Socialdemokrate i uron shërim të shpejtë Çlirim Malokut dhe shokut të tij!