Rastësi! Shyhretja dhe Floriani me pallto të njëjtë?

Meqenëse janë fytyra publike, këngëtarët tanë i kushtojnë shumë rëndësi paraqitjeve publike.

ShowBiz

03/12/2017 14:54

Tashmë jemi në sezonën e ftohtë se secilin e shohim me veshje të trasha, shkruan lajmi.net.

E një fotografi me pallto gëzofi e kishte publikuar ditë më parë këngëtarja e njohur kosovare, Shyhrete Behluli.

Pas saj, ishte këngëtari Florian Beiqri ai i cili në llogarinë e tij në Instagram postoi disa imazhe në të cilat shihet me një pallto të ngjashme me atë të Shyhretes.

Edhe pse ato patjetër që ishin të dizejnuara secila për gjininë e caktuar, Floriani me humor kishte shkruar “Ma ka vjedh jaknen Shyhretja”.

Sa kanë ngjashmëri veshjet e të dyve, mund të shikoni në fotografitë e mëposhtme. /Lajmi.net/