Raporti për korrupsionin në EULEX është zhdukur

Raporti intern për korrupsionin në EULEX, është hartuar në vitin 2012, por i njëjti ndërkohë është zhdukur, ka thënë ombudspersoni i Bashkimit Evropian Emily O’Reilly.

Lajme

12/12/2014 19:59

O’Reilly gjatë hetimeve të veta ka ardhur gjetur se kontrolli i brendshëm i Shërbimit Evropian të Punëve të Jashtme (EFAS) që para dy viteve ka vërejtur raste serioze të keqpërdorimeve në EULEX dhe raportin ia ka dorëzuar shefit të misionit në Prishtinë.

“As EFAS as EULEx nuk e posedojnë më atë raport, kështu që nuk e dimë se ç’ndodhi me të”, transmeton agjencia serbe Tanjug deklaratën e O’Reilly.

Ajo ka nisur hetime të pavarura pasi që prokurorja e misionit të drejtësisë në Kosovë MariahBamieh ka bërë një sërë akuzash të rënda në llogari të Eulex-it, pas çka është suspenduar me akuzë për zbulim të të dhënave sekrete.

Ombudspersoni evropian ka konstatuar se në EULEX pas kësaj janë zhvilluar dy hetime interne për korrupsion, porse ato nuk janë kryer standardeve dhe të dy raportet kanë përfunduar në sirtarin e shefit të misionit.

“Duhet vërtetuar se si është e mundur që një raport aq i rëndësishëm thjesht të zhduket dhe se a ka rënë dikush në kontakt me autorët për ta rekonstruar atë”, ka thënë O’Reilly.