Ramos pas disfatës: Shpresoj që tifozët ta kenë parë atë që ka ndodhur

E pabesueshme, por e vërtetë. Spanja është eliminuar nga Rusia në 1/8-at e Kupës së Botës. Pas 120 minutave barazim 1-1, ishin penalltitë që vendosën se kush do të kalonte në çerekfinale, dhe fati u buzëqeshi rusëve.

Sport

01/07/2018 20:01

Pas ndeshjes, ishte kapiteni Sergio Ramos ai që pranoi të fliste për gazetarët, megjithëse shumë i mërzitur, si e gjithë skuadra spanjolle.

“Jemi shumë të zhgënjyer,” e nis qendërmbrojtësi i Real Madrid, transmeton telesport.

“Ky është një nga momentet më të vështirë të jetës sime. Por janë gjëra që ndodhin. Jam krenar që jam spanjoll.

“Ishte një ndeshje e vështirë, dominuam, patëm mundësi për të fituar por nuk arritëm të shfrytëzonim rastet e krijuara.

“Të gjithë ëndërronim të ngrinim trofeun. Gjithsesi, jam krenar për shokët e mi, krenar për Spanjën, dhe shpresoj që edhe tifozët në stadium dhe në Spanjë ta kenë parë se u munduam me të gjitha mënyrat për të fituar.

“Edhe ata duhet të jenë krenarë.”