Rama: Pensionet 8.2% më të larta se në vitin 2013

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se falë reformave për të bërë shtet, sot të gjithë gjyshet dhe gjyshërit, marrin një pension 8.2% më të lartë se në 2013.

Lajme

25/03/2017 08:37

“Ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh plot dritë fisnikërie të kësaj gjysheje, në mjediset e rilindura të Senatoriumit të Tiranës. Falë reformave për të bërë shtet sot të gjithë gjyshet dhe gjyshërit, si në qytet ashtu edhe në fshat, marrin një pension 8.2% më të lartë se në 2013. Shume më shumë mbetet ende për të bërë dhe do të bëhet se s’bën”, ka shkruar ai në Facebook.