Rama: Karrigia e Azem Hajdarit nuk është më bosh

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar vajzën e deputetit të ndjerë të PD, Azem Hajdari, për aderimin në legjislaturën e re të Kuvendit të Shqipërisë.

Lajme

12/09/2017 12:23

“Kënaqësi që sot në sallën e Kuvendit, karrigia e Azem Hajdarit nuk është më bosh! I uroj të bijës të jetë një zë i denjë i brezit të saj”, është shprehur Rama.

Rudina Hajdari, vajza e eksponentit historik të Partisë Demokratike që mbeti i vrarë në një atentat ndaj tij, doli deputetja e dytë e Tiranës në zgjedhjet e 25 qershorit, menjëherë pas kryetarit Basha.