Rama e Vuçiq në darkë informale

Një darkë informale, e paparashikuar ka mbledhur bashkë në një restorant në Beograd kryeministrat Rama e Vuçiq.

Lajme

10/11/2014 22:18

Lapsi.al ka mësuar se në këtë darkë, e cila është jashtë axhendës ata shoqërohen nga delegacionet përkatëse të përbërë nga 6 vetë.

Ndërkaq, zyra e kryeministrit as e ka pohuar dhe as e ka mohuar këtë lajm.

Edhe gazetari Blendi Fevziu tha në një intervistë per ABC Neës se kishte parashikuar që në emisionin Opinion të kishte ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, por ai nuk do të ishte i pranishëm pasi ishte në një darkë të paparashikuar. Pasi ngritën peshë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë e Preshevë me replikat e tyre të ndezura, dy kryeministrat kanë gjetur mënyrën për t’u relaksuar përpara një menuje të pasur tradicionale, krejtësisht jashtë pritshmërive, duke parë si shkuan gjërat në konferencën për shtyp, raporton lapsi.al.