Rama: Diskutuam për mbledhjen e dytë të qeverive tona

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njofton se me homologun e tij kosovar, Isa Mustafa, gjatë vizitës në Tiranë, kanë diskutuar për të çuar përpara partneritetin strategjik të institucionalizuar në mbledhjen e Prizrenit, të mbajtur më 11 janar 2014.

Lajme

09/03/2015 18:48

Kryeministri Rama thotë se ka biseduar me Mustafën për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, e cila do të mbahet më 23 mars në Tiranë.

rama4

“Me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, për të çuar më tutje partneritetin strategjik të institucionalizuar në mbledhjen e Prizrenit, më 11 janar 2014, dhe për vazhduar me hapa të rëndësishëm drejt bashkërendimit të forcave dhe bashkimit tonë në rrugën e BE. Mbi një listë konkrete projektesh për t’u çuar më tutje në kulturë,arsim, infrastrukturë, energji, tregti, turizëm e me radhë, diskutuam për mbledhjen e dytë të përbashkët, e cila do të mbahet në 23 mars të këtij viti, këtu në Tiranë”, shkruan Edi Rama në Facebook.

rama7

Kryeministri Isa Mustafa me ftesë të kryeministrit Edi Rama, së bashku me delegacionin shtetëror të Kosovës ka qëndruar sot në Tiranë në vizitë zyrtare.