Rakiq krijon përçarje edhe në qeveri

Kërkesa e MAPL dërguar komunës së Mitrovicës së Veriut për ta larguar barrikadën mbi urën e Ibrit, ka shkaktuar përçarje në mes të pari dhe numrit dy të kësaj ministrie. 

Lajme

28/06/2014 09:48

Barrikada e vënë mbi urën e Lumit Ibër është bërë problem ndëretnik dhe qeveritar. Kërkesa për largimin e saj, që MAPL e ka adresuar në Mitrovicën e Veriut, sipas ministrit Slobodan Petroviq, është bërë pa autorizimin e tij. Ai konsideron që shkresa të mos ketë ndonjë efekt juridik. Por zëvendësi i tij, Basri Musmurati, ka këmbëngulur se ka vepruar konfrom ligjit kur e ka firmosur shkresën.

Sipas tij, komuna e Mitrovicës së Veriut duhet ta heqë atë barrikadë të quajtur “Parku i Paqes”.

Ka mbërritur në Qeveri konflikti ndëretnik për barrikadën “park” që javën e shkuar është vendosur mbi urën qendrore të lumit Ibër, me vendim të kryetarit të Komunës së Mitrovicës veriore, Goran Rakiq, shkruna sot Koha Ditore

Kërkesa e shkruar për heqjen e barrikadës ka çuar në trazimin e ekzekutivit. Slobodan Petroviq është ministër i dikasterit qeveritar që ka adresuar shkresën në Mitrovicën Veriore. Është edhe zëvendëskryeministër. Petroviqi nuk e ka firmosur dokumentin që e ka lëshuar ministria që drejton, ndonëse në të figuron emri i tij. Atë e ka nënshkruar zëvendësministri Basri Musmurati.

Një burim i gazetës ka thënë se Petroviqi është irrituar nga ky veprim. (Koha Ditore)