Raiola: Ky trajner është një copë e m**** (FOTO)

Mino Raiola e ka kritikuar ashpër trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Sport

03/09/2016 08:53

Mino Riaola e ka sulmuar trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Strategu i “Reds” e largoi sulmuesin Mario Balotelli gjatë afatit kalimtar të verës.

Andaj, menaxheri i futbollistit e ka sulmuar atë për trajtimin ndaj italianit.

“Mario ka qenë shembullor, nuk është ankuar kurrë, edhe kur ka stërvitur i vetëm”, deklaroi Raiola, përcjell “Lajmi.net”.

“Por, nuk mund të themi se Klopp ka qenë korrekt, në fakt ai është një copë e m****”, theksoi ai.

Balotelli është transferuar në formë të huazimit në Nice.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.