Raif Qela flet pas takimit me ambasadorin Delawie

Raif Qela nga Lëvizja për Bashkim, e i cili bën pjesë në Grupin Parlamentar të PDK-së është ftuar sot në ambsadën e SHBA-ve ku është pritur nga ambasadori Delaëie.

Lajme

09/05/2017 17:52

Sipas Qelës qëndrimi i ambasadorit ishte shumë korrekt.

“Z.Ambasador e tregoi qëndrimin zyrtar të SHBA-ve lidhur me procesin e demarkacionit me Malin e Zi dhe me rëndësinë që ka për Kosovën përfundimi i këtij procesi. Po ashtu, unë e njoftova atë për qëndrimin tonë, të cilin e kemi shprehur që nga fillimi, se zgjidhja më e mirë në situatën e krijuar lidhur me demarkacionin me Malin e Zi do të ishte arbitrazhi ndërkombëtar”, ka shkruar Qela në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Raif Qelës:

Sapo e përfunduam një takim me ShT Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, z.Greg Delavie.

Qëndrimi i z. Ambasador ishte shumë korrekt.

Z.Ambasador e tregoi qëndrimin zyrtar të SHBA-ve lidhur me procesin e demarkacionit me Malin e Zi dhe me rëndësinë që ka për Kosovën përfundimi i këtij procesi.

Duke e falënderuar Ambasadorin Delavie për gjithë angazhimin e tij dhe të SHBA-ve që ky problem të zgjidhet, unë ia paraqita atij qëndrimin e Lëvizjes për Bashkim se po të kishte pasur transparencë që nga fillimi dhe po të kishte pasur gatishmëri për konsensus, kjo çështje tashmë do të ishte e përfunduar.

Po ashtu, unë e njoftova atë për qëndrimin tonë, të cilin e kemi shprehur që nga fillimi, se zgjidhja më e mirë në situatën e krijuar lidhur me demarkacionin me Malin e Zi do të ishte arbitrazhi ndërkombëtar.