Qytetarët serb në Maqedoni votojnë për presidentin e ri të Serbisë

Sot prej në mëngjes është hapur vendvotimi në ambasadën e Serbisë në Maqedoni, ku votohet për presidentin e ri të Serbisë. Edhe qytetarët serb që gjenden në Maqedoni kanë të drejtë vote, ndërsa në listën zgjedhore janë të regjistruar gjithsej 141 qytetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lajme

02/04/2017 16:27

Në garë marrin pjesë 11 kandidatë, ndërsa sipas sondazheve më shumë gjasa për fitore madje që në raundin e parë ka kryeministri aktual dhe kandidati i Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiq. Ai premtoi se do të pengoj “skenar maqedonas” në Serbi.