Qipro s’e ka ndërmend ta njohë Kosovën

Ministri i Jashtëm i Qipros, Ioannis Kasoulides, ka thënë se shteti i tij nuk e ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Kosovës. Sipas tij, Qipro nuk do ta ndryshojë këtë qëndrim. Për Serbinë, beson se do të mund të bëhet anëtare e BE'së në vitin 2020.

Lajme

24/02/2014 18:50

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka njoftuar se në takimin me Ministrin e Jashtëm të Qipros, Ioannis Kasoulides, ka marrë premtimin se ky shtet nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Gjatë vizitës së tij në Beograd, ky ministër qipriot ka thënë se është e mundur që Serbia të jetë anëtare e BE’së në vitin 2020 dhe ka premtuar ndihmën e këtij shteti.

Ai ka thënë se marrëdhëniet e mira me Serbinë kanë një traditë të gjatë.

Ndërsa sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës, Kasoulides ka thënë se Qipro nuk do të ndryshojë qëndrimin e vet.

“Qëndrimi ynë për statusin e Kosovës nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë në të ardhmen e parashikueshme”.

Qipro, bashkë me Spanjën, Rumaninë, Greqinë dhe Sllovakinë, është ndër pesë shtetet anëtare të Bashkimit Europian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.