Qeveria shet 10 milionë euro Letra me Vlerë – Lajmi.net
Qeveria shet 10 milionë euro Letra me Vlerë
Autori: Lajmi.net EkonomiLajmePolitikë 15:52, 30 August 2017
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje ankandin e Letrave me Vlerë KV013-17, Obligacion Qeveritar me maturitet 7 vjet në vlerë nominale 10 milionë euro.

 

Sipas Ministrisë së Financave, kjo është hera e parë që u ofertua për një afat të tillë 7 vjeçar.

Fondet e huazuara përmes këtij ankandi janë emetim i ri dhe do të shërbejnë për financimin e buxhetit sipas kalendarit të letrave me vlerë.

Në këtë ankand, tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë prej 17.40 milionë euro, kurse u pranua vetëm shuma e shpallur paraprakisht e që është 10 milionë euro.

Blerësit kryesor sipas kategorive ishin bankat, kompanitë e sigurimeve dhe fondet pensionale. /21Media

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Stealth Sniper
  • Play Turbo Racing 3