Qeveria ndërmerr masa për ndotjen e ajrit në Shkup (Video)

”Ministria e Ambientit Jetësor dhe ajo e Shëndetësisë janë të detyruar që t’i lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat më të vjetër se 60 vjec, personat me astmë kronike.

Lajme

15/12/2017 16:54

Pashtu personat që punojnë në ambiente të hapura të riorganizojnë orarin dhe të punojnë vetëm nga ora 11:00 deri në 17:00. Të sigurohen kushte për aktivitete më të shtuara të ndihmës së shpejtë.

Njësitë e vetëqeverisjes lokale janë të detyruar që të zvogëlojnë çmimin e biletave të autobusëve dhe të heqin pagesën ditëve kur ndotja do të jetë jashtë normave, pastrim i përditshëm i rrugëve dhe zmadhimin e kontrolleve të ndërtimeve. Kompanitë ndërtuese të shfrytëzojnë ujë kundër pluhurit gjatë ndërtimeve.

Ministria e brendshme detyrohet për regjim në komunikacion për automjetet e rënda kur destinacioni i tyre nuk është Shkupi, të shfrytëzojnë qarkoren. Poashtu Qeveria detyron të gjitha organet shtetërore që t’i kufizojë deri në 50% shfrytëzimin e veturave zyrtare” deklaroi zëdhënës i Qeverisë Mile Boshnjakovski.

YouTube player