Qeveria miraton këtë muaj Pakon Fiskale II

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa bëri të ditur se Pakoja Fiskale II do të miratohet në fund të këtij muaji në Qeveri.

Lajme

20/04/2017 14:41

Këtë njoftim , kreu i ekzekutivit e bëri gjatë vizitës që i bëri panairit ndërkombëtar “Prishtina 2017”.

Mustafa ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të krijojë politika të favorshme për të mundësuar zhvillimin e bizneseve vendore.