Qeveria i hap rrugën vazhdimit të mandatit të EULEX-it

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e së premtes ka marrë vendim për ndryshimin e disa projektligjeve lidhur me mandatin e EULEX-it, misioni i të cilit pritet të përfundojë me 15 qershor 2016.

Lajme

18/04/2014 13:22

Megjithatë kompetencat e misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë do të jenë më të rezervuara.

Në prezantimin e projektligjit rreth mandatit të EULEX-it, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se kjo nënkupton se janë krijuar kushtet për të ushtruar sovranitetin e tyre gjyqtarët e prokurorët vendor, si dhe është shenjë e pjekurisë së Kosovës dhe forcimit të rendit dhe ligjit në Kosovë, raporton KosovaPress.

Për mandatin e EULEX-it dhe themelimin e një gjykate speciale për krimet e supozuara të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së fundit në Kosovë, pritet të votohet në pako, javën e ardhshme, në Kuvendin e Kosovës.