Qeveria e Maqedonisë ka miratuar propozim-ligjin për amnisti

Qeveria ka miratuar propozim-ligjin për amnisti i cili deri në miratimin e tij duhet të kaloj në disa faza përfshirë edhe debatin publik.

Lajme

20/09/2017 15:53

Teksti i Propozim-ligjit do të vendoset për shqyrtim në opinion në Regjistrin e vetëm nacional elektronik të dispozitave të Maqedonisë që të mund të kenë qasje ekspertët, sektori civil, si dhe të gjitha palët e tjera të përfshira.

Ligji nëse miratohet do të përfshijë disa kategori të burgosurish.

“Ky propozim ligj në draftin e paraqitur parasheh amnisti të plotë për personat e dënuar deri më gjashtë muaj burg ndërsa të gjithë të tjerët do të përfitojnë lirim prej 30 për qind nga msa e shqiptuar e dënimit. Propozimi nuk do të përshijë veprat penale të parapara me kodin penal të Maqedonisë, vrasjet në bazë të nenit 123 të Kodit Penal, veprat kundër njerëzimit, veprat kundër shtetit, veprat kundër gjinisë dhe të drejtës ndërkombëtare e të tjera” deklaroi Bilen Saliji, Ministër i Drejtësisë.

Nga qeveria thonë se propozimi paraqet “shprehje të vullnetit të mirë të shtetit ndaj një grupi të caktuar të personave të dënuar, me qëllim të risocializimit të tyre dhe për lirimin e burgjeve nga numri i madh i personave që aktualisht vuajnë dënimin me burg, si dhe përmirësimin e kushteve në institucionet ndëshkuese-përmirësuese.

Por, nga VMRO-DPMNE propozimin e qeverisë e vlerësojnë si përpjekjet të LSDM për siç thuhet, keqpërdorimin e të burgosurve në zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

“Zaev me amnistinë i mashtron të burgosurit dhe i keqpërdor për qëllime paraelektorale. Loja me propozim ligjin për amnisti për shkelësit e ligjit, kryerës të veprave penale nuk është asgjë tjetër përveç se korrupsion zgjedhor dhe bashkëpunim me të burgosurit para zgjedhjeve. Zoran Zaev nuk është i sinqertë me njerëzit që janë në burgje. Ai dëshiron që ti shfrytëzojë si makineri votuese duke krijuar me këtë kaos dhe demonstrim të banditizmit. Këtë qytetarët do ta dënojnë me 15 tetor”, njoftojnë nga VMRO-DPMNE.

Draft ligji u hartua duke përfshirë edhe organizatat joqeveritare dhe Avokatin e Popullit, megjithatë ato theksuan se ligji për amnisti nuk e gjithë problemet e të burgosurve e aq më pak kushtet nëpër burgje ku të burgosurit vuajnë dënimin./AlsatM/