Qeveria beson në pjekurinë e institucioneve për të themeluar Specialen

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të hënën në takim Ambasadorin e ngarkuar për Çështje të Krimeve të Luftës, kryesues i Zyrës për Drejtësi Globale Penale në Departamentin amerikan të Shtetit, Stephen J. Rapp.

Lajme

20/04/2015 14:00

Kryeministri Mustafa dhe Ambasadori Rapp biseduan për përparimin që është bërë në procesin e themelimit të Gjykatws Speciale, Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që përfshinë ndryshime kushtetuese dhe ligjore të nevojshme.

Kryeministri e informoi për hapat që janë ndërmarrë nga institucionet e Republikës së Kosovës, në këtë drejtim. Po ashtu ai theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës dhe besimin në pjekurinë e institucioneve të Kosovës për të marrë vendime të rëndësishme.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, i ngarkuar për Çështje të Krimeve të Luftës, vlerësoi punën e deritashme që kanë bërë institucionet e Kosovës si dhe inkurajoi për hapat e rëndësishëm dhe të nevojshëm që duhet të ndërmerren, në vijim.

Ambasadori Rapp gjithashtu shprehu interesimin dhe gatishmërinë e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar, në këtë proces.

YouTube player