Qeveria angazhon kompani bullgare për t’u përgatitur kundër AXOS-it

Qeveri e Kosovës  para se të përballet në gjyq me kompaninë gjermane Axos GMBH, e cili e ka paditur për rastin e PTK-së, është përkujdesur që të ketë edhe një ekspertizë profesionale.

Lajme

02/05/2017 16:28

Për këtë rast ajo ka ndarë edhe 115 mijë euro të tjera, ndërsa përgatitjen e ekspertizës ligjore, qeveria ia ka besuar një kompanie bullgare.

Kompania”KPMG Bulgaria OOD” sipas njoftimit të  Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të publikuar në  KRPP me 28 prill, do të paguhet 100 mijë euro për ekspertizën lidhur me këtë rast.

Ndërsa për llotin II të këtij tenderi është përzgjedhur kompania DR” Qerim Qerimi”  më bazë në Prishtinë. Sipas njoftimit për kontratë ajo të paguhet 15 mijë euro, shkruan Insajderi.

Në njoftimin për dhënie të kontratës thuhet se kriteri për përzgjedhjen e tyre ka qenë çmimi më i ulët, mirëpo nuk specifikohet se cka saktësisht do të bëjë këto kompani.

Për përballjen gjyqësore Qeveria qysh vitin e kaluar e pati kontraktuar kompaninë  amerikane “Patton Boggs”, e cila këshillohet nga ish-diplomati Frank Ëisner.

Kjo kompani në cilësinë e avokatit të qeverisë kundër Axos-it ka kërkuar mbi 450 mijë euro.

Kosova u padit me 4 qershor të vitit të kaluar nga “ACP Axos Capital Gmbh”, e cila u shpall fitues në procesin e shitjes së 75 për qind të aksioneve në Vala e Telekom. Vendimi i Qeverisë që shpallte fitues këtë kompani ishte zhvleftësuar nga mos miratimi në parlamentin e Kosovës.