Qesja e mollëve dhe eksperimenti gjenial i mësueses

Një mësuese nga Bedfordshirenë Britani postoi një qese me mollë në rrjetet sociale.

Fun

12/02/2018 12:10

 

Ajo i përdori mollët për t’i dhënë nxënësve të saj një mësim shumë të vlefshëm për gjithë jetën.

Mësuesja Robyn Lillian postoi mollët në Facebook për t’i treguar nxënësve të saj rreziqet për ndarjen e fotove në internet.

Ajo i kërkoi përdoruesve të Facebook që të ndajnë postimin e saj për të ndihmuar në demonstrimin e përhapjes me shpejtësi të fotove në internet dhe për tu treguar nxenesve që të jenë të kujdeshëm kur postojnë foto pasi ato nuk mund të kthehen mbrapsht, përcjell albeu.com

“U mësoj fëmijëve rreziqet për ndarjen e fotove në internet. Vendosja e një fotoje të një qese mollësh nuk është një rrezik, askush nuk do të jetë i interesuar për mollët! Pra, ju lutem më ndihmoni t’i tregoni sa shpejt se kjo foto mund të përhapet duke u pëlqyer, dhe komentuar sipas qytetit nga i cili jeni. Faleminderit! Vendndodhja: Bedfordshire, UK”, tha mësuesja në facebook.

Që nga postimi më 1 shkurt në 8:54, postimi është ndarë rreth 500 mijë herë dhe ka marrë komente nga përdoruesit pa fund në të gjithë botën.

Nga Bedfordshire, Britani e Madhe, posti ka udhëtuar deri në Danimarkë, SHBA dhe madje edhe Australi.

Mësuesi gjithashtu e përdori eksperimentin për të nxjerrë në pah edhe komentet pozitive dhe negative që kishte marrë posti – ashtu edhe vëllimi i lartë i kërkesave të miqve.

Çfarë mësuan ata?

“Mendoni para se të postoni!” ‘Mos posto gjërat që nuk do që njerëzit t’i shohin’, ‘njerëzit mund të ruajnë fotot tuaja përgjithmonë’, ‘ju nuk mund t’i merrni gjërat mbrapa pasi të jenë postuar’ “, zbuloi Lillian.

“Faleminderit përsëri për të gjithë ata që kanë ndihmuar në të gjithë botën , ju jeni të gjithë të mahnitshëm dhe unë ju vlerësoj!” ajo tha.