Qentë i njohin emocionet tona, një studim shpjegon si ndodh

Jo më kot thuhet se qeni është miku më i mirë i njeriut, pasi ai i kupton emocionet e tij.

Lifestyle

14/01/2016 11:41

Një aftësi e cila nuk ishte konfirmuar shkencërisht, është provuar nga ekspertët e Universitetit të Lincoln në Britaninë e Madhe dhe ata të San Paolo, në Brazil, studim i botuar në revistën  “Royal Society Biology Letters”.

Për herë të parë studiuesit kanë treguar se qentë, krijojnë përfytyrime mendore në bazë të emocioneve pozitive dhe negative, në varësi të shprehive të njerëzve apo të qenve të tjerë.

Studiuesit ekspozuan para 17 qenve, disa imazhe dhe tinguj të cilat përcillnin shprehi dhe emocione pozitive, si lumturi e lojë dhe negative, si inat ose agresivitet, nga njerëzit dhe qentë.

Ekipi i studiuesve zbuloi se qentë kalojnë më shumë kohë duke parë shprehitë e fytyrës, si në rastin e njerëzve edhe te qentë dhe në varësi të shprehive që shohin, perceptojnë emocionet negative dhe pozitive.

“Në të kaluarën, studiuesit kanë zbuluar se qentë mund të dallojnë emocionet e njerëzve përmes disa të dhënave. Por nuk është e njëjta gjë sa i takon përjetimit emocional. Puna jonë tregon se qentë kanë kapacitet për të integruar dy lloje të ndryshme burimesh informacioni, si nga tingujt edhe nga ajo që shohin. Ndaj është e nevojshme të bëhet një sistem klasifikimi brenda gjendjeve emocionale”, thotë njëri nga drejtuesit e studimit, Kun Guo.

Nga ana e tij studiuesi tjetër Daniel Mills, thotë se shumë të zotë qensh, thonë se kafshët e tyre janë shumë të ndjeshme ndaj anektodave familjare.

Gjithashtu ai shton se studimi zbuloi se qentë i dallojnë emocionet e njerëzve, pa pasur më parë të dhëna të tjera rreth tyre.