Qeni që tregon dashurinë dhe besnikërinë ndaj pronarit përmes durimit

Shpesh është cilësuar si miku më i mirë i njeriut.

Fun

28/09/2018 15:35

Ky qen tregon besnikërinë dhe dashurinë e tij ndaj pronarit në mënyrë të jashtëzakonshme.

Në videon që do të shihni më poshtë, shihet një burrë i moshuar i cili mezi arrin të ecë nga mosha e shtyer, por shoqëruesi i tij, edhe pse mund të ecë shumë më shpejtë se ai, nuk e bënë këtë.

Qeni ecën me të njejtin ritëm sikurse pronari i tij, ai e pret deri sa ai ti bëjë disa hapa, pastaj edhe ai të vazhdon tutje.

Kjo dëshmon edhe njëherë besnikërinë që ka qeni për njeriun. /Lajmi.net/