Qeni bëhet “gips” pasi han tortë me kanabis (Video)

Një video shokuese që së fundmi po qarkullon nëpër internet, tregon se si një qen i bërë “gips” nuk mund të qëndrojë në këmbët e tij, pasi kishte ngrënë një ëmbëlsirë të pronarit të tij e cila besohet se është bërë nga kanabisi.

Fun

29/06/2015 15:22

Qeni (haski) i quajtur Loki, shfaqet në video me gjuhë jashtë dhe me sy të turbullt, derisa pronari i tij mundohej ta drejtonte. Fillimisht pronari i tij kishte menduar se ai është sëmurë, por pasi disa minutave dhe ekzaminimeve që i bëri e kuptoi se bëhet fjalë për konsumim të lëndëve narkotike, transmeton lajmi.net.

Qeni 2Në video pronari i qenit shpjegon se si i kishte ftuar disa miq për pije, dhe në ato momente qeni i tij i kishte futur hundët në çantën e njërit prej miqve të tij, i cili po barte me vete një ëmbëlsirë të gatuar nga kanabisi. (lajmi.net)

YouTube player