“Qengji i urtë thithë dy nëna”, Vuçiq: Bashkëpunim me BE-në dhe Rusinë

Ne duam të ruajmë marrëdhëniet tradicionale me Rusinë, në dritën e integrimit evropian, i cili do të mbetet qëllim strategjik, ka thënë kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lajme

23/02/2016 12:33

Deklarata e kreut të ekzekutivit serb u bë gjatë samitit të Londrës, që Banka Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim po mban me  vendet e Ballkanit perëndimor.

Angazhimi ynë është edhe në Uashington dhe në Moskë tha kryeministri serb, shkruan media serbe “Vecernje Novosti”.

Vuçiq ka theksuar se megjithëse vendet e Ballkanit e kanë për synim anëtarësimin në Bashkimin Evropian, unionit i ka humbur disi shkëlqimi.

“BE-ja e ka humbur fuqinë magjike që ajo kishte. Ne duam të bëhemi pjesë e BE-së dhe ne jemi të angazhuar për të, por kjo nuk është më një ëndërr e madhe siç ishte në të kaluarën. Ne kemi shumë për të bërë, sidomos në gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Dhe për këtë ne kemi nevojë për mbështetjen e BERZH-it dhe BE-së”, ka thënë Vuçiq.