Pyetja të cilës nuk iu përgjigjën krerët e Vetëvendosjes

Visar Ymeri ishte duke i bërë thirrje aktivistëve që të mos përdorin gjuhë fyese ndaj figurave të Lëvizjes Vetëvendosje, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së partisë.

Lajme

11/12/2017 21:40

Teksa e mbylli fjalimin para mediave, gazetarët kërkuan nga Ymeri të dinë nëse “ka përçarje brenda Lëvizjes Vetëvendosje”. Pranë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje ndodheshin edhe dy anëtarët e tjerë: Shpend Ahmeti dhe Ismajl Kurteshi.

Të tre refuzuan t’i përgjigjen pyetjes së gazetarëve, por shprehjet në fytyrat e tyre ishin të ndryshme.

Për dallim nga prononcimi për media që e kishte bërë Shpend Ahmeti sot gjatë ditës, ku kishte thënë se “nuk ka përçarje brenda partisë”, kësaj radhe kryetari i Prishtinës buzëqeshi në pyetjen e gazetarëve.

Por, Ymeri e injoroi plotësisht pyetjen, duke ia kthyer shpinën gazetarëve, para se të nisej së bashku me Kurteshin e Ahmetin për në ambientet e brendshme të selisë së Vetëvendosjes.