Putin: Rusia u godit nga 25 milionë sulme kibernetike gjatë botërorit

Rusia është shënjestruar nga rreth 25 milionë sulme kibernetike gjatë Kupës së Botës, theksoi presidenti rus, Vladimir Putin pa saktësuar prejardhjen e këtyre sulmeve informatike as nëse ato janë zhvilluar nga individë apo pajisje.

Auto & Tek

16/07/2018 21:50

“Gjatë periudhës së Kupës së Botës, rreth 25 milionë sulme kibernetike dhe sulme të tjera kriminale kundër strukturave të informacionit në Rusi, të lidhura në një mënyrë apo një tjetër me Kupën e Botës, janë neutralizuar”, deklaroi Putin gjatë një takimi të dielën me shërbimet ruse të sigurisë.

Presidenti rus, deklaratat e të cilit u transmetuan sot nga Kremlini, nuk dha më shumë informacione mbi natyrën e këtyre sulmeve kibernetike, përgatiti Express.