Putin e uron presidentin e ri amerikan

Kremlini ka lëshuar një deklaratë për fitoren e Donald Trump-it në Amerikë

Bota

09/11/2016 10:04

Aty thuhet se presidenti Putin i ka dërguar mesazh urimi Trump-it për fitoren e zgjedhjeve presidenciale, shkruan CNN, transmeton lajmi.net

“Në një mesazh për Donald Trump, Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur besimin se dialogu mes Moskës dhe Washingtonit, në përputhje me pikëpamjet e njëri-tjetrit, plotëson interesat e Rusisë dhe SHBA”.