Puthje pasionante mes Tunës dhe Patrisit në publik

Tuna është shumë aktive në rrjete sociale.

ShowBiz

31/08/2018 23:00

Këngëtarja këto ditë po shijon suksesin e këngës së re, me të cilën është rikthyer në skenë pas një pauze të gjatë, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një fotografi në të cilën shfaqet në një moment intim me bashkëshortin e saj, Patrisin.

Tuna po puthte me plot pasion bashkëshortin, derisa po shijonin një mbrëmje jashtë.

Kujtojmë që pas projektit “Chonga”, Tuna ka paralajmëruar edhe një këngë të re, e cila do të jetë në duet me Seven Saraçin. /Lajmi.net/