Puthja më e rendesishme se raporti seksual

Studiuesit flasin qartë në bazë të statistikave, ku deklarojnë se puthja është më e rëndësishme në jetën e një çifti, sesa edhe vet raportet seksuale.

Lifestyle

20/07/2014 16:26

“Sepse është akti ku qeniet njerëzore shfaqin intimitetin e tyre dhe dëshirën reciproke”, thotë profesori Emmanuele Jannini, i cili prej vitesh studion biologjinë e puthjes.

“Raporti seksual mund të jetë i kushtueshëm, ndërsa asnjë person nuk ka paguar për një puthje të tipit francez. Edhe në kinema, Julia Roberts tek filmi Pretty Woman, thoshte se bënte gjithçka përmes puthjes. Sepse një puthje është një shenjë intimiteti që rezervohet për pak persona”, vijon shpjegimin profesori.

Sipas tij, çiftet që puthen vazhdimisht në mënyrë pasionante rezultojnë të jenë më të lumtur, raporton noa.al.

“Më ndodh shpesh të pyes asistentët e mi se kur janë puthur për herë të fundit në mënyrë pasionante. Një herë më janë përgjigjur: Përpara gjashtë vitesh. Ndërsa disa prej tyre nuk e mbanin mend një gjë të tillë”, shprehet Jannini.

Puthja është tepër e rëndësishme për jetën në çift, por që shpesh herë ajo neglizhohet nga partnerët.

Por studiuesi thekson se për stimulimin e puthjeve ka ilaçe të cilat janë në formën e një karameleje të vogël ngjyrë blu dhe japin efekt të menjëhershëm.