Puding orizi i lehtë

Kjo është një recetë pudingu me oriz me shije indiane. Është pudingu më i mirë i orizit që do provoni ndonjëherë, dhe shumë i lehtë për t’u bërë.

Lifestyle

09/04/2016 14:23

Kjo është një recetë pudingu me oriz me shumë shije indiane. Është pudingu më i mirë i orizit që do provoni ndonjëherë, dhe shumë i lehtë për t’u bërë.

Përbërësit:

400 ml qumësht kokosi
475ml qumësht
3 lugë të mëdha me sheqer
100g oriz basmati
50g rrush i thatë
1 lugë çaji kanellë
30g bajame, të pjekura
30g fëstëk të copëtuara

Metoda:

Vendosni qumështin e kokosit, qumështin dhe sheqerin në një tenxhere të madhe dhe lëreni të vlojë. Shtoni orizin dhe vloni në temperaturë të ulët deri sa masa të trashet dhe orizi të gatuhet, rreth 20 minuta.

Shtoni rrushin e thatë, kanellën dhe gatuani edhe për disa minuta. Servoni në pjata të vogla bashkë me bajame dhe fëstëkë./lajmi.net

Ju bëftë mirë!