Publikohen rezultatet e studimit për origjinën e skizofrenisë

Skizofrenia manifestohet nga një spektër i gjerë simptomash.

Lifestyle

08/10/2017 21:36

Në katër nga pesë raste lajmërimi i skizofrenisë mund të jetë nga gjenet, thuhet në një hulumtim më të ri shkencor, transmeton Independent.

Shkencëtarët në Universitetin e Kopenhagës kanë studiuar 30 mijë palë binjakë identikë brenda asaj që ata e quajnë “studimi më gjithëpërfshirës dhe më i hollësishëm mbi suksesin e skizofrenisë në histori”.

Çiftet binjake të studiuara kanë lindur ndërmjet viteve 1951 dhe 2000 dhe janë ndjekur deri në vitin 2011. Skizofrenia u zbulua se shkaktohej nga gjenetika në 73 për qind të rasteve. Hulumtuesit gjithashtu konsideruan çrregullime të tjera psikotike të lidhura me skizofreninë, pasi kjo sëmundje manifestohet nga një spektër i gjerë simptomash.