PTK duhet të hetohet

Deputeti Muhamet Mustafa thotë se bojkoti i PDK’së në Kuvend është i paarsyeshëm dhe diçka që nuk ndodh askund në botë. Ai thotë se Kuvendi s’mund të pranojë që PTK të privatizohet pa respektuar ligjin, nga frika se mund t’i humbë vlera në treg.

Lajme

18/10/2013 10:45

Deputeti Muhamet Mustafa, i cili është propozuar për Kryesues të Komisionit Hetimor Parlamentar për PTK’në, thotë se Kuvendi i Kosovës nuk guxon të amnistojë gjërat e paligjshme nga frika se kësaj ndërmarrje mund t’i zvogëlohet vlera.

Mustafa vlerëson se vlera PTK’së i është ulur më herët jo tani që po shikohet të veprohet ligjërisht me të.

“Kuvendi nuk mund të pranojë një logjikë të tillë që është rrezik t’i zvogëlohet vlera PTK’së e ta privatizojmë Ligj e pa Ligj. Kjo nuk shkon”.

“Kuvendi duhet të ushtrojë kontrollin dhe duhet bëjë presion për ushtrim të Ligjit sipas procedurave. Sa i përket humbjes së vlerës, nëse i ka humb është për shkak se është vonuar pesë vjet, jo pse Kuvendi po kërkon të zbatohet Ligji”.

Mustafa thotë se bojkoti i PDK’së në Kuvend është i paarsyeshëm e që nuk ndodh askund në botë.

“Nuk është në rregull dhe nuk është e zakonshme, mungesa e partisë në pushtet dhe aleatëve të saj në koalicion është për çdo kritikë, nuk besojë që ka ndonjë Kuvend në botë ku partia në pushtet dhe qeveria e bojkotojnë seancën e Kuvendit, pa asnjë shpjegim, ata duhet të shpjegohen”.

“Arsyetohen me fushatë, por zgjedhjet janë lokale, jonacionale dhe nuk mund të arsyetohet kjo mungesë e tyre”.

“Partia në pushtet ka një përgjegjësi shumë të madhe, ka marr votën e votuesve që të punojnë në institucione jo që t’i bllokojnë ato dhe pamundësojnë funksionimin e tyre. Ata besojë e dinë këtë dhe duhet heqin dorë nga kjo praktikë”.