PSG e shkatërron Crvena Zvezdën në Ligën e Kampionëve

Paris Saint Germian ka shënuar fitoren e parë në Ligën e Kampionëve.

Sport

03/10/2018 20:48

Skuadra e trajnerit Thomas Tuchel ka shënuar fitore të thellë duke e mundur 6:1 Crvena Zvezdën.

Lojtari më meritor në këtë fitore për PSG ishte Neymar, që realizoi tre gola.

Në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Cavani, Di Maria dhe Mbappe.

Golin e vetëm për Crvena Zvezdën e shënoi Marko Marin./Lajmi.net/