Pse Shqipëria po dështon në Eurovision me këngëtarët e mëdhenj?

Një gjë shumë e veçantë po ndodh gjithmonë me përfaqësuesit shqiptarë në festivalin evropian. Eurovision. Këngëtarët e njohur, po dështojnë të futene dhe në finale kurse ata të rinj, sikur më shumë po shndrisin në këtë skenë.

ShowBiz

12/05/2016 23:53

Prej 13 vitesh Shqipëria është pjesë e Eurovisionit, ku suksesin më të madh vazhdon ta mbajë Rona Nishliu, shkruan lajmi.net.

Shqipërinë e kanë përfaqësuar këngëtarë të ndryshë, por disa ishin “të  mëdhenjë’ e disa herë këngëtarët e rinj në moshë.

Ajo që bie në sy nga një analizë e thjeshtë është se këngëtarët e rinj gjithmonë kanë arritur më shumë sukses në këtë festival sesa ata që kanë shumë përvojë.

Kujtojmë këtu Frederik Ndocin i cili në vitin 2007 nuk arriti të kualifikohet për në finale, ashtu si nuk kanë arritur as  Aurela Gaçe në vitin 2011, Bledar Sejko & Adrian Lulgjuraj në vitin 2013 e Ledina Çelo në vitin 2005. Në fakt, Çelo  e kishte të siguruar finalen e atij viti pasi me rregulloren e atëhershme të Eurovisionit, dhjetë vendet e para të vitit paraprak, ia siguronin finalen këngëtarit pasues.

Kështu ndodhi me Çelon pasi një vit më parë, në debutimin e Shqipërisë në vitin 2004,  Anjeza Shahini jo vetëm që kaloi në finale, por hyri në top 10-she, duke zënë vendin e 7-të në Eurovisionn e mbajtur në Stamboll të Turqisë. Në krejt këtë tregim, përjashtim bën Juliana Pasha e cila në vitin 2010, hyri në finale edhe pse në rezultatet përfundimtare zuri vendin e 16-të, shkruan lajmi.net.

Por derisa artistët ‘BIG’ nuk po kanë edhe aq sukses në Eurovision, ata të rinj duket se po shkëlqejnë më shumë. Këngëtarët si Rona Nishliu, Anjeza Shahini, Kejsi Tola, Olta Boka e Elhaida Dani,  arritën të futeshin në finale.

Madje Rona Nishliu  u radhit e 5-ta në vitin 2012 ndërsa Anjeza e 7-ta në vitin 2004. Tek të rinjtë, më pak sukses patën Hersi Matmuja në vitin 2014 dhe Luiz Ejlli në vitin 2006, shkruan lajmi.net.

Fatkeqësisht edhe këtë vit, Shqipëria me përfaqësuese Eneda Tarifën, një këngëtare me zë të fuqishëm dhe shumë e njohur, e me një karrierë të konsoliduar, nuk arriti të futet në finale.

Sidoqoftë, nëse është problemi te këngët, këngëtaret, apo festivali i TVSH-së, kjo duhet analizuar nga vetë ata që merren me këtë punë./Lajmi.net.