Pse njerëzit lindin homoseksual?

Nënat që janë të stresuara dhe pinë shumë duhan gjatë shtatzënisë, lindin fëmijë homoseksualë.

Lifestyle

23/11/2015 16:16

Ky është një studim disa vjeçar i një neuro-shkencëtari holandez, mbi mënyrën e jetesës së një nëne gjatë shtatzënisë.

Sipas profesorit Dick Swaab, mënyra e jetesës së nënës luan një rol jetik në seksualitetin e foshnjës. Profesori Dick Swaab, nëpërmjet librit të publikuar dhe të shumë përfolur arrin në konkluzionin se gratë që janë të stresuara dhe që konsumojnë duhan, alkool dhe droga të ndryshme gjatë shtatzënisë, kanë më shumë gjasa që të lindin fëmijë të gjinisë mashkull, homoseksualë.

E njëjta gjë ndodh edhe për bebet e gjinisë femërore. Shkencëtari ka arritur në këtë përfundim pas disa vjetësh kërkimi në këtë fushë. /g.f/noa.al