Pse ndikon puthja pozitivisht në shëndetin tonë?

Shpesh na janë transmetuar vetëm gjëra të rrezikshme e disa edhe të zmadhuara e jo të vërteta për realitetin e puthjeve, por ato na sjellin edhe dobi të madhe neve dhe shëndetit tonë.

Lifestyle

14/09/2016 05:00

Puthja rritë imunitetin
Kështu thotë një studim i fundit i botuar në një revistë mjeksore të huaj.

Ngritë aftësinë riprodhuese
Disa studiuesh shprehen se puthja është rruga biologjike që ju të gjeni me kë jeni në përputhje, sepse ndjenjat gjatë puthjes ju bëjnë të ndjeheni rehat ose në siklet, përveç kësaj puthja ndikon edhe në ngritjen e aftësisë riprodhuese dhe gjetjen e përputhshmërisë gjenetike, transmeton lajmi.net

Puthja djegë kalori
Në vartësi nga raporti i kohëzgjatjes, por studiuesit thonë që puthja liron nga 2 deri në 6 kalori në minutë.

Puthja i mbanë të fortë muskujt e fytyrës
Studiuesit thonë që gjatë puthjes aktivizohen 30 muskuj  të fytyrës dhe kjo i ndihmon fytyrës të mbahet më e shtrënguar sesa një sesion makiazhi.

Puthja ju bën të relaksoheni
Studiuesit thonë që puthja ju bën të relaksoheni sepse rritë sasinë e oksitocines që në trupin e njeriut vepron si qetësues dhe rritë sasinë e endorfines që ndikon të ndjeheni mire. Gjithashtu rritë sasinë e dopamines që ndikon si katalizator i të ndjerit romantik./lajmi.net