Pse janë të nevojshme manaferrat?

Të paktë janë njerëzit që njerëzit që njohin vlerat e tyre të shëndetshme, por të shumtë janë ata që edhe do të gërvishteshin në një ferrë vetëm për t’i marrë dhe ngrënë.

Lifestyle

30/06/2018 10:46

 Të pasura me fosfor, kalium, magnez, kalcium, provitaminë A, vitamina B1, B2, B5, B6 dhe më së shumti vitaminë K, e cila nxit absorbimin e kalciumit në gjak, si dhe forcon eshtrat, manaferrat mund të konsiderohen pa frikë një depo ushqyese për organizmin.

Janë të varfëra me kalori, karbohidrate dhe yndyra, karakteristika që i vënë ato në krye të ushqimeve të shëndetshme, shumë të dëshirueshme në çdo dietë.

Antocianina, e cila u jep ngjyrë të errët manaferrave, është një antioksidant për të cilin është provuar shkencërisht se parandalon inflamacionet në trup dhe ka fuqinë për të shkatërruar radikalet e lira, të cilat dëmtojnë qelizat e trupit dhe shkaktojnë kancer.

Një filxhan me manaferra përmban dozën e rekomanduar ditore të vitaminës C, e cila, siç e dimë, stimulon sistemin imunitar dhe rregullon aktivitein metabolik. Përveç kësaj, manaferrat kanë efekt shumë pozitiv në shëndetin e zemrës dhe të lëkurës, si dhe lehtësojnë tretjen e problemet e sistemit intestinal. /Lajmi.net/