Pse është më mirë të bëni seks në mëngjes sesa në mbrëmje vonë!? – Lajmi.net
Pse është më mirë të bëni seks në mëngjes sesa në mbrëmje vonë!?
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSex 0:26, 12 December 2017
Tashmë edhe vetëm përmendja e seksit na krijon menjëherë dëshirë “të zjarrtë”. Alarmi i cili bie herët në mëngjes është njëri ndër tingujt më të urryer, sepse do të thotë që duhet patjetër të zgjohemi, ndërkaq më me dëshirë do të qëndronim në krevat dhe të flinim apo të bënim seks.

Ajo që mund të jetë më e mira që të na zgjojë dhe të na japë forcë që ta përballojmë ditën është seksi. Megan Fleming, eksperte për seks dhe lidhje ka zbuluar përse do të duhej çdo ditë të fillonim me një “kënaqësi” në shpejtësi.

Do të jemi më të gatshëm për sfidat ditore

Nëse ke arritur që të flesh gjumë tetë orë, atëherë për ty seksi i mëngjesit është vetëm si qershia mbi tortë. Shfrytëzoje pak kohën të cilën e ke dhe dorëzoju partnerit pa hezitim, transmeton Telegrafi.

Hormonet e tij janë më të fuqishme në mëngjes sesa në mbrëmje

Meshkujt në mëngjes prodhojnë shumë testosterone, andaj kanë dëshirë më të madhe për seks në mëngjes sesa në mbrëmje. Akoma nuk je zgjuar mjaft dhe kjo është gjë e mirë.

Në mëngjes pakkush menjëherë është i zgjuar, së paku derisa është në krevat. Truri ynë atëherë ende është në gjendje pushimi, ndërkaq ai është rasti i shkëlqyeshëm për lidhje me partnerin nëpërmjet seksit.

Dita do të jetë më e bukur dhe më pozitive

Orgazma krijon hormonin oksitocin, i cili shërben për humor të mirë, prandaj seksi është ai që në mëngjes nevojitet. Do të kesh më shumë motivim, do të jesh më pozitive, më e bukur dhe e gatshme për çdo gjë.

Shkatërroje rutinën seksuale

Përse vetëm nata të jetë e rezervuar për seks? Kush e ka vendosur atë rregull? Më së miri që në mbrëmje pak më herët të shkoni në krevat, të flini gjumë mjaft dhe atëherë në mëngjes ta kompensoni gjithë atë që keni lëshuar.

Kështu me parterin do të shkatërroni rutinën seksuale dhe do t’i jepni partnerin elan të ri.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO