Pse duhet t’i mbani flokët gërshet kur notoni?

​Pas dushit apo pas notit, flokët janë vërtet katastrofë dhe është e vështirë t’i sjellësh në vete.

Lifestyle

27/07/2016 14:01

Por nëse nuk do të qash më në të tilla raste të tmerrshme, ka disa truke, të cilat ndoshta nuk i ke aplikuar më parë dhe që mund të ta lehtësojnë punën me flokët.

Kur bëhet fjalë për not në pishinë apo në det, zgjidhja është t’i bësh flokët gërshet. Nëse nuk je e mirë për bishtaleca, kërkojua këtë mikeshave që ke afër, por mos shko asnjëherë në det pa i bërë flokët gërshet.

Jo vetëm për arsyen se flokët nuk do të të ngatërrohen dhe as do të të pengojnë gjatë notit, por edhe sepse, kur të dalësh nga deti dhe ta kesh shprishur gërshetin, pasi të jenë tharë flokët kanë marrë formën e butë të valëve.

Çdo lloj gërsheti që di mund ta krijosh në flokë.