Pse duhet të pini kafe çdo ditë

Kafeja mund të jetë  mjaftë e mirë për trurin tuaj, lëkurën dhe trupin. Këtu mund t’i lexoni disa arsyet pse duhet të pini kafe çdo ditë. Duke pirë kafe mund të merrni më shumë antitoksidate se me çfarëdo tjetër. Përderisa frutat dhe perimet kanë shumë antitoksidante, trupi i njeriut thuhet se ka më shumë antitoksindate…

Lifestyle

21/10/2013 10:06

Kafeja mund të jetë  mjaftë e mirë për trurin tuaj, lëkurën dhe trupin.

Këtu mund t’i lexoni disa arsyet pse duhet të pini kafe çdo ditë.

Duke pirë kafe mund të merrni më shumë antitoksidate se me çfarëdo tjetër. Përderisa frutat dhe perimet kanë shumë antitoksidante, trupi i njeriut thuhet se ka më shumë antitoksindate vetëm se konsumojnë shumë kafe.

Vetëm duke marrë erën e kafesë, ju mund ta lironi stresin. Ata njerëz që së pari i marrin erë kafesë para se të pinë një gllënjkë, lirojnë stresin automatikisht. Mirëpo, ky stres nuk lidhet me stresin e vetvetes, por vetëm stresin e lehtë si pasojë e mosmarrjes së gjumit.

Kështu që, nuk ju bën punë nëse e merrni një pako kafe dhe filloni t’i merrni erë, e të mendoni se stresi mund t’ju largohet menjëherë.

Kafeja mund t’i parandalojnë simptomat e sëmundjes së  Parkinsonit.  Mund t’i ndihmojë njerëzit që kanë Parkinson t’i kontrollojnë sjelljet e tyre.

Kafeja është e mirë për jetesë (sidomos nëse pini alkool). Thuhet se ata njerëz që pinë më shumë se një filxhan kafe, janë me më pak gjasa që të zhvillojnë cerozë në mëlçi.

Kafeja mund t’ju bëjë të ndiheni shumë më të lumtur. Ata që pinë deri në 5 filxhanë kafe në ditë, mund të jenë më pak të stresuar se ata që asnjëherë nuk e porosisin kafe.

Kafeja mund te zvogëlojë shanset ndaj kancerit në lëkurë. Femra 20 vjeçare por edhe gratë, nëse konsumojnë shumë kafe në ditë, kanë gjasa shumë të vogla për kancer në lëkurë.

Kafeja ju bënë më inteligjentë. Ju pini kafe çdo mëngjes për arsye që të kthjelleni, apo jo? Atëherë, kafeja jo vetëm që ju mban zgjuar, por ju bënë edhe më të gjindshëm. Një raport i CNN ka thënë se kafeina e bën trurin tuaj të punojë në mënyrë të mençur.

Arsye e kësaj storie?! Kafeja është më e mira. Vazhdoni ta pini.