Provoni t’i kuptoni fëmijët, i bën ata më të mençur (Video)

Shoqja juaj më e mirë ka lindur një foshnje. Foshnja mund të flasë tërë kohën, por këtu ka diçka, ju nuk keni ide se çfarë ai thotë, transmeton lajmi.net

Fun

29/03/2017 14:23

A duhet t’i imitoni sjelljet e tij, të flisni me të si me të rritur?

Sipas studimeve të vitit 2014, ju duhet ta bëni këtë. Të provoni t’i kuptoni foshnjet çfarë thonë me sjelljet apo fjalët e tyre, realisht ata i bën më të mençur.

Nëse nuk dini si të flisni me këto qenie të pafajshme, nuk jeni të vetëm. Kush nuk dëshiron t’i ndihmojë foshnjet e tyre që të bëhen më të mençura?

Goo goo ga ga? Shumë interesante.
Në studimin e publikuar në gazetën Infancy, hulumtuesit e Universitetit Iowa dhe Indiana, kanë gjetur se biseda me foshnjet mund të ndihmojë që gjuha e tyre të evaluojë. Ata kanë marrë një grup të nënave dhe të foshnjeve të tyre dhe i kanë kategorizuar përgjigjet e tyre, si sensitive dhe kthyese.

Bazuar në The Atlantic, përgjigjet janë të atilla që përfshijnë kthimin e vëmendjes së foshnjeve diku tjetër, si për shembull duke i treguar atyre lodra ose duke i pikësuar diku tjetër në dhomë.

Edhe nëse nuk e përdorin, foshnjet e mbajnë mend gjuhën e tyre pas lindjes

Përgjigjet sensitive përfshijnë kur nënat verbalisht i rikthejnë ose i imitojnë zërat e tyre.

Në shembullin nga studimi, kur foshnja thotë “da-da-da”, nëna përgjigjet ” Da-da është duke punuar. Unë jam ma-ma.”
Ndihmojeni foshnjen tuaj të jetë më e mençur. Përgjigjuni foshnjes së shokut tuaj, sikur të ishte i rritur. Ai do të ju falenderojë juve një ditë. /Lajmi.net/

YouTube player