Provokojnë gjarprin e madh në ujë (Video)

Shikoni se si një njeri e provokon gjarprin më të madh të ujit që keni parë ndonjëherë.

Fun

24/09/2014 23:55

Disa lundrues me barkë në një liqen diku në Brazil, gjatë shëtitjes së tyre takojnë një gjarpër të madh.

Njëri siç duket ka dëshirë të madhe që ta prekë atë dhe fillon ta provokojë duke i thënë shokut në barkë që ta vozisë barkën në drejtim të gjarprit për ta parë atë më afër.

Ai merr guximin që edhe ta kapë gjarprin e madh për bishti, teksa një femër dëgjohet që i thotë të mos e bëjë atë.

Shikoni videon më poshtë për ta parë këtë ngjarje: