Prova që alienët ekzistojnë, ekspertja zbulon një dokument shumë sekret të përplasjes së pjatës fluturuese në Roswellt (Foto/Video)

Një eksperte në komplotin e Rosëellt thotë se ka në posedim dokumente bombë që vërtetojnë ekzistencën e të huajve.

Fun

20/06/2017 00:47

Heather Wade, e cili përmes një shfaqje radiofonike, thotë se ajo ka gjetur prova që UFO-të me të vërtetë kanë vizituar tokën në Nju Meksiko, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 1947, transmeton lajmi.net.

Ajo këmbëngul se ka marrë në duart e saj një dokument shumë sektret të Agjencisë së Intelegjëncës së Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga një burim i paidentifikuar.

Ajo pretendon se dosja detajon se si UFO-t u rrëzuan më 2 ose 3 korrik më 1947.

Një disk fluturues u përplas në një fermë në Rosëell. Ushtria amerikane deklaroi se ishte thjeshtë një tullumbace e motit, por që atëherë teoritë e konspiracionit kanë lulëzuar.

Wade pretendon se përshkruan katër trupa të huaj u gjetën dy milje larg nga vendi i rrëzimit një javë më vonë. Të gjithë katë antarët e ekuipazhit të kësaj pjate fuluturuese ishin të vdekur dhe u dekompozuan keq. Por dokumentet janë hedhur poshtë si të rreme nga hetuesi britanik i UFO-ve, Nick Redfern. /Lajmi.net/